“Mos bëni shumë zhurmë, vrojtuesi i plazhit në Sarandë po fle”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.08.2025, 15:48

E teksa në plazhet shqiptare ka shumë vrojtues të cilët e bëjnë punën e tyre me pasion e përpikmëri, pavarësisht se pushuesit nuk i dëgjojnë, në Sarandë situata është ndryshe.

Vrojtuesi i plazhit i cili paguhet për të qenë pranë qytetarëve, ia ka futur gjumit në kullën e vrojtimit, duke i lënë pushuesit në mëshirë të fatit.

Një qytetar që dërgon këto pamje për JOQ Albania, u bën thirrje pushuesve të mos bëjnë shumë zhurmë, pasi vrojtuesit mund t’i prishet gjumi.

Ju lutem mos bëni shumë zhurmë, se i prishni gjumin rojës së plazhit,” shkruan ai.

Situata nuk është aspak qesharake, pasi kemi të bëjmë me jetë njerëzish! Vrojtuesit paguhen për të garantuar sigurinë e pushuesve, për t’i paralajmëruar në rast rreziku, dhe për të ndërhyrë në rast nevoje. Nga ana tjetër, pushuesit duhet të ndërgjegjësohen dhe t’i binden vrojtuesve të plazheve kur i paralajmërojnë që të dalin nga deti.

Vetëm kështu mund të krijojmë një mjedis të sigurt pushimi.

Reagon nipi i rojës bregdetare, thotë se xhaxhai i tij u bë operim në mushkri dy ditë më parë dhe ishte i sëmurë.

“Jam nipi i rojës. Të lutem nëse keni mundësi ta hiqni postimin pasi xhaxhai im ishte i sëmurë. U bë operim në mushkri para dy ditësh dhe shkoi në punë nga halli për të mos humbur vendin e punës,” tha ai në një bisedë telefonike me gazetarët tanë.

Megjithatë nuk është e qartë se si një vrojtues plazhi me probleme në mushkri do t’i shpëtojë pushuesit në rast rreziku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit