Një grup të rinjsh nga Vlora, të cilët jetojnë në Vjenë, janë angazhuar në një nismë për pastrimin e mbetjeve pranë urës së Bratajt, ku prej ditësh lumi është kthyer në një vendgrumbullim të mbeturinave të hedhura nga pushues dhe banorë të zonës.
Zona, e njohur për natyrën e saj të bukur dhe për ujërat e freskëta që tërheqin dhjetëra vizitorë gjatë verës, është ndotur rëndë nga mungesa e ndërgjegjësimit dhe kontrollit mjedisor.
Të rinjtë, të shoqëruar edhe nga një banor i zonës, kanë mbledhur me qese të gjitha mbeturinat që mundën, duke i transportuar drejt koshave të mbeturinave në fshat.
Ata shtojnë se për fat të keq, edhe pse shumë vizitorë vijnë për të shijuar lumin dhe natyrën, askush nuk merr përgjegjësi për pastrimin apo mirëmbajtjen e zonës. Ata u bëjnë thirrje banorëve të zonës, por edhe vizitorëve, që të jenë më të përgjegjshëm me mbeturinat dhe se ku i hedhin ato.
Mesazhi i qytetarit:
"Pershendetje JOQ, mbetje masive ne lumin prane ures Brataj. I riu nga Viena me nje banor te zones mbledhin te gjitha mbetjet ne kete bukuri natyrore. Faleminderit nqs e postoni te gjithe vine per tu lare dhe per te shijuar lumin, askujt si interson per natryren. Mbetjet jane ketu ne jemi nje grup te rinjsh nga Vlora qe jetojme ne Vien kemi ardh te vizitojm fshatrat tone dhe shikoni se cfare gjejm. Ju lutem postojeni qe njerzit te sensibilizohen sadopak. Dje po binte shume shi dhe ne kemi pastruar edhe gjate rruges se fshatit per te ardhur ketu. Paguam dhe nje bari te zones pasi nuk pranonte te na ndihmonte te ngrinte qeskat me mbetje pasi ato ishin shume dhe nuk i ngrinim dot te gjitha"