Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë rreth orës 11:00 në Levan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Luftar Bracja, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë edhe Ilir Pujon, drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident.
Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk raportohet ende zyrtarisht.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin Ilir Pujo, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Luftar Braçja, 51 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.