Gjerman tërheq 400 euro në ATM në Ksamil, banka i mban 75 euro komision

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.08.2025, 11:58

Një qytetar gjerman është përballur me një tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë në një bankomat në Shqipëri.

Sipas dëshmisë dhe dokumentit bankar që ai ka publikuar, turisti kreu një tërheqje prej 400 eurosh nga një ATM i FI Bank në Ksamil, por në llogarinë e tij u regjistrua një zhbërje totale prej 475.80 eurosh një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% e shumës së tërhequr.

Turisti gjerman e cilësoi përvojën si shokuese, duke deklaruar se nuk ishte paralajmëruar për një komision kaq të lartë për një transaksion të tillë. Ai shtoi se as në destinacione të shtrenjta evropiane nuk kishte paguar ndonjëherë tarifa të tilla abuzive për një tërheqje parash.

Rasti ka hapur diskutime mbi mungesën e transparencës dhe kontrollit mbi tarifat që aplikojnë disa banka në zonat turistike, veçanërisht ndaj të huajve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit