Për një muaj Policia e Maqedonisë ka shqiptuar 161 gjoba për xhama të errësuar në mënyrë të paligjshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2025, 10:37

MPB Maqedoni njoftojnë se në periudhë brenda një muaji kanë shqiptuar 161 gjoba për errësim të xhamave të veturave në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë periudhës nga 1 deri më 31 korrik 2025, Sektori për Punë Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka kryer kontrolle të trafikut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të sanksionuar drejtuesit e automjeteve që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara ligjërisht në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrolleve janë sanksionuar gjithsej 161 pjesëmarrës në trafik. Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse”, thonë mes tjerash nga MPB.

Nga MPB shtojnë se do të vazhdojnë kontrollet në trafik.

“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet rrugore, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit