Konfiskohen barna pa banderola në një barnatore në Rahovec – vlera mbi 2 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2025, 08:44

Në një barnatore njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur barna me banderola të shteteve fqinje të cilat janë të ndaluara për shitje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë konfiskuar 73 artikuj të ndryshëm në 277 paketime, në vlerë rreth 2 mijë e 200 euro.

“Njësitet policore të DHKEK-së, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik të MSh-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në barnatoren-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur barna me banderola të shteteve fqinje, të cilat janë të ndaluara për shitje. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 73 artikuj të ndryshëm në 277 paketime, në vlerë rreth 2.200 €”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit