Kaq po zgjasin pritjet për hyrje-dalje në pikat kufitare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.08.2025, 08:38

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.

Pika kufitare te Dheu i Bardhë është më e ngarkuara në hyrje të Kosovës, me pritjet që zgjasin 20 minuta dhe kolonën 100 metërshe.

Ndërkaq, për dalje, më së shumti ka fluks në Merdarë, ku pritja është 20 deri në 30 minuta.

Në të gjitha hyrje-daljet tjera pritjet janë 3 deri në 5 minuta.

Të dhënat e fundit janë përditësuar në ora 07:19.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit