BKH kontrollon zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.08.2025, 23:42

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Mediat raportojnë se kontrollet janë kryer nga oficerë të BKH-së, ndërsa nuk dihet ende nëse lidhen drejtpërdrejt me tenderat e fituar nga kjo kompani, përfshirë edhe ato të shpallura nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), apo bëhet fjalë për një hetim të nisur nga SPAK.

Vetë Prokuroria e Posaçme ka refuzuar të japë detaje, duke deklaruar zyrtarisht se “nuk ka asgjë për të ndarë në lidhje me këtë çështje”.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, “Soft & Solution” vijon të fitojë kontrata me vlera të mëdha nga institucione shtetërore, pa u përballur me asnjë pengesë ligjore apo procedurale.

Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur mori pjesë si ekspert në një çështje për korrupsion ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që mbante detyrën e drejtorit të IT-së në rektoratin e Universitetit të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit