Rrezik në autostradë! I mituri me monopatinë në mes të trafikut në Durrës: Kush e ka fajin?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.08.2025, 20:35

Një situatë shqetësuese dhe tejet e rrezikshme është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare e shqetësuar. Mbi urën e Dajlanit në Durrës është parë një fëmijë i moshës rreth 9-10 vjeç, duke lëvizur i vetëm me monopatinë në korsinë e makinave.

Në fotot e dërguara shihet qartë fëmija që ndodhet në mes të rrugës me trafik të rënduar, vetëm pak metra nga makinat që kalojnë me shpejtësi.

E alarmuar, qytetarja shprehet:

“Ju lutem, është shumë problem që një fëmijë i moshës jo më shumë se 9-10 vjeç është në autostradë, mbi urën e Dajlanit. I kujt është faji? A do bëhen ndonjëherë problem këto gjëra???”

Ky rast nuk është vetëm një alarm për sigurinë e fëmijës në fjalë, por një thirrje për ndërgjegjësim nga të gjithë: prindërit, institucionet dhe shoqëria.

Autostrada nuk është vend për fëmijë dhe një pakujdesi e tillë mund të përfundojë në tragjedi brenda sekondash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit