Një situatë shqetësuese është regjistruar nga moti pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur disa lagje të qytetit.
Në pamjet që redaksia jonë ka siguruar, rrugët duken të përmbytura nga uji, ndërkohë që qytetarët të kapur të papërgatitur janë strukur në cepat e pallateve.
Sipas raportimeve paraprake, reshjet kanë shkaktuar problematika në lagjet “Pavarësia”, “Skelë”, dhe në Bulevardin Kryesor të qytetit.
Vlora është e njohur për përmbytjet gjatë shirave të vjeshtës për shkak të rrjetit të amortizuar të kanalizimeve, por këtë herë është përmbytur edhe nga shiu i verës.