Blerja e një apartamenti në Shqipëri, gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.08.2025, 18:47

Çmimet e larta të tregut të pasurive të paluajtshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët me të ardhura të ulëta dhe blerësit e parë të sigurojnë një banesë në Shqipëri. Alarmi vjen nga një raport i publikuar më 5 gusht 2025 nga Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), e cila evidenton se situata është veçanërisht e rënduar në zonat urbane me kërkesë të lartë.

Sipas dokumentit, mundësia për të zotëruar një shtëpi po i largohet gjithnjë më shumë shtresave të mesme dhe të ulëta të shoqërisë, për shkak të rritjes së kostove të jetesës, çmimeve të ndërtimit dhe mungesës së ofertës së banesave të përballueshme.

Raporti propozon një sërë masash për të përmirësuar situatën, përfshirë uljen e kostove të transaksioneve të pasurive të paluajtshme, lehtësimin e kufizimeve rregullatore për qiradhënësit, si dhe nxitjen e pronësisë afatgjatë të banesave. Një tjetër propozim është zgjerimi i bashkëpunimeve publike-private për ndërtimin e banesave me çmime të kontrolluara, të cilat mund të adresojnë nevojat e shtresave më të prekura të popullsisë.

Ndërkohë që tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të gjenerojë fitime për ndërtuesit dhe investitorët, mungesa e masave konkrete për të balancuar interesin social me atë ekonomik po i zhyt qytetarët e zakonshëm në pasiguri dhe pamundësi për të siguruar një banesë të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit