Vuan nga epilepsia, Zenuni kërkon ndihmë nga shqiptarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2025, 18:05

Zenun Hysa, një i ri nga Kaçaniku i Kosovës, prej lindjes po përballet me sfidën e rëndë të epilepsisë. Sëmundja e ka detyruar të jetë i lidhur çdo ditë me trajtimet spitalore, të cilat janë kthyer në një barrë të papërballueshme për familjen e tij me mundësi të kufizuara financiare.

Zenuni ka ardhur në jetë pa njohur kurrë të atin, i cili ka ndërruar jetë para se ai të lindte. Në nder të tij, Zenuni mban emrin e babait që s’e takoi kurrë.

Në gjendje të vështirë shëndetësore dhe ekonomike, vetë Zenuni bën thirrje për ndihmë nga kushdo që ka mundësi t’i qëndrojë pranë në këtë betejë jetike, duke lënë në dispozicion numrin e kontaktit: +383 45 48 41 34.

Çdo kontribut, sado simbolik, mund të sjellë një ndryshim të madh në jetën e Zenunit dhe t’i japë atij shpresën për një të nesërme më të mirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit