Para një viti ishte arrestuar për mashtrim – Rrahet brutalisht komandant Hekuran Hoda nga disa persona në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2025, 20:36

Komandanti i luftës së fundit në Kosovës, Hekuran Hoda raportohet se është sulmuar brutalisht nga disa persona.

Hekuran Hoda, është rrahur në mënyrë çnjerëzore nga disa persona ende të paidentifikuar.

Hekuran Hoda, ka qenë komandant gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Insajderi ka raportuar para një viti për Hodën i cili ishte arrestuar nën dyshimet për mashtrim.

Ai dyshohej se ka kryer veprën penale mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme.

Një grua kishte rënë pre e një rrjeti të mashtrimit lidhur me blerjen e një banese. Siç përshkruhej në dosjen e Prokurorisë, viktima ishte mashtruar, iu janë marrë para nën pretendimin se është duke u përgjuar, iu janë falsifikuar dokumentet për blerjen e banesës dhe iu janë marrë para të tjera si formë kapareje.

Të dyshuar në këtë rast kishte qenë ish-komandanti, një avokat dhe dy persona të tjerë. Driton Dobruna, avokat, si dhe Hekuran Hoda, ish-komandant i UÇK’së, po përshkruhen si recidivistë, duke aluduar se kanë pasur raste të mëhershme mashtrimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit