E moshuara me valvula në zemër: Kardiologia e QSUT më refuzoi përse bëra analizat te italiani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2025, 15:47

Qytetarja Age Mançellari, një 68-vjeçare që ka kaluar një operacion të rëndë në zemër me vendosje valvule, denoncon mungesën e përkujdesjes mjekësore nga ana e një mjekeje. Pas një viti në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e doktoreshës Besa Delishi kardiologe te QSUT, asaj iu kërkua të kryente analiza të reja. Nga meraku, familja e saj duke qenë se kanë mundësi ekonomike e kanë dërguar Agen te një mjek italian për të bërë analizat.

68 vjeçarja nuk ka fëmijë, e vetmja ndihmë për të është familja e saj. Pasi kreu analizat te mjeku italian, e moshuara i është drejtuar me analizat në dorë doktoreshës Delishi, por përgjigjja që mori nga ajo ishte jo profesionale dhe aspak normale: “Shko te doktori që ke bërë analizat, nuk ke punë me mua.” Sipas pacientes, mjekja refuzoi t’i shikonte analizat apo t’i jepte ndonjë përgjigje për gjendjen e saj, vetëm sepse kontrollet ishin bërë te mjeku italian, edhe pse kjo kishte ndodhur nga meraku.

Kjo situatë e la pacienten pa ndihmën e nevojshme mjekësore në një moment kritik për shëndetin e saj. Rasti ngre shqetësim për trajtimin e pacientëve. Refuzimi për të pranuar analizat vetëm sepse janë bërë te mjeku i huaj dhe jo ai shqiptar është jo vetëm i padrejtë, por mund të përbëjë edhe neglizhencë të rëndë mjekësore. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë sjelljen e mjekes dhe të sigurojnë që çdo pacient të trajtohet me dinjitet dhe përgjegjësi, pavarësisht se ku ka bërë analizat.

Denoncimi:

Jam Age Mançellari, 68 vjeçe. Jam bërë operim në zemër, kam vendosur valvulën. Prej 1 viti jam sëmurë rëndë, kam qenë në gjendje të rëndë, më kanë dërguar me urgjencë në spital. Prej 1 viti kam qenë nën kontroll nga doktoresha Besa Delishi. Më ka thënë të bëjë analizat dhe ti përsëris ato. Me ndihmën e familjes, kam shkuar në spital, kam bërë një analizë të një doktor italian. Më dërguan të afërmit sepse unë nuk kam lekë. Jam me një pension 100 mijë lekë, nuk kam fëmijë përveç familjes time. Bëra kontrollin, ia dërgova doktoreshës Delishi. Doktoresha më tha: “Shko te doktori që kë bërë analizat, nuk ke punë me mua.” Nuk kisha ca bëj dhe dola. Nuk më kontrolloi analizat fare doktoresha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit