Kallëzim penal ndaj një shkupjani, shiti bileta për një koncert joekzistues

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2025, 15:38

MPB Maqedoni njofton se sot (05.08.2025) Sektori për Krimin Kibernetik ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër A.H. (25) nga Shkupi për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik” sipas nenit 251-b të Kodit Penal.

“A.H. në periudhën nga 04.04.2025 deri më 13.06.2025 si person përgjegjës i një kompanie që organizon ngjarje muzikore, përmes një faqeje interneti për shitjen e biletave, ka mundësuar blerjen elektronike të biletave për një koncert që nuk ishte planifikuar fare të mbahej, përkatësisht nuk ishte lidhur asnjë kontratë për mbajtjen e tij, duke i mashtruar kështu njerëzit që të blinin bileta për koncertin dhe të mos ua kthenin paratë”.

“Sektori i Krimit Kibernetik, brenda fushëveprimit të përcaktuar të kompetencave, vazhdon të monitorojë në mënyrë aktive përmbajtjen e rrjeteve sociale dhe të gjithë hapësirës së internetit, me qëllim parandalimin e nxitjes së dhunës, rrezikimit të sigurisë, përhapjes së materialeve raciste dhe ksenofobike përmes një sistemi kompjuterik, keqpërdorimit të të dhënave personale dhe gjuhës së urrejtjes me elementë të veprave penale që ndiqen penalisht sipas detyrës zyrtare”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit