Kodi i Ri Penal: Dënim më i butë për zyrtarët e korruptuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2025, 15:57

Shqipëria më në fund ka gjetur zgjidhjen për të ndalur korrupsionin, tashmë do t’i dënojë më butë! Me projektin e ri për Kodin Penal, qeveria duket se do të luftojë korrupsionin duke i dënuar të korruptuarit më pak. Në vend që të rritet ndëshkimi për ata që abuzojnë me pushtetin, Kodi i ri barazon zyrtarët e lartë me ata të zakonshëm, duke ulur ndjeshëm kufirin e burgimit nga 12 në maksimum 8 vjet, dhe minimalja nga 4 në 3.

Me pak fjalë, me shembuj konkretë, ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta nëse ky projekt i Kodit të ri penal miratohet nga deputetët në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Duke u ulur dënimi maksimal, automatikisht shkurtohet edhe afati i parashkrimit të veprës penale.

Përvetësimi i fondeve publike nga një ministër, deputet apo kryetar bashkie, do të dënohet maksimumi me tetë vjet në teori. Në praktikë, me procedurat e gjata, manovrat ligjore dhe afatet e reja të parashkrimit, ky projekt-kod mund të konsiderohet si një amnisti e heshtur për të pushtetshmit e korruptuar. Siç duket, kodi i ri është më shumë një akt përkëdhelje ndaj zyrtarëve të lartë të korruptuar sesa një përpjekje për drejtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit