Shpërthen bombola e gazit në Kolonjë, dëmtohet një 67-vjeçar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2025, 14:03

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të martë në qytetin e Kolonjës, duke shkaktuar plagosjen e një shtetasi 67-vjeç. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka pësuar dëmtime si pasojë e shpërthimit dhe është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, burimet nga spitali bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e bombolës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit