‘AKU-ja në vend që të kontrollojë tregtarët, merret me blerësit’

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.08.2025, 15:37

Një tregtar nga Shijaku i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të pazakontë që lidhet me punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe ata të Tatimeveve.

Në foto duken punonjësit në fjalë të cilët qëndrojnë te hyrja e tregut, dhe në vend që të kontrollojnë sigurinë e produketeve që shiten, merren me blerësit duke i bërë pyetje të pakuptimta.

AKU dhe Tatimorja rin si hunj gardhi në hyrje të tregut. Nuk ja ka iden fare procesit te punës, prandaj qytetaret nuk i marrin serjozisht. Vetem 5 metra larg ka blere mallin burri ne makine, këta e presi te porta i thonë ku e bleve,” shkruan denoncuesi.

Më tej ai shkon se punonjësit e AKU-së nuk duhet të merren me blerësit, por me mallin që tregtarët shesin, për t’i bërë analizat e nevojshme dhe për të kuptuar nëse përbën rrezik për konsumatorët apo jo.

Ne vend se te marrin mostra dhe te nxjerrin analizat e produktit nëse ka apo nuk ka kimikate, këta dalin ne aksion kap çte kapesh. Aksioni i tyre ngjan me tepër si nje vjedhje qe behet ne emër te zbatimit te ligjit se sa ashtu sikur hiqen,” shton ai.

Sipas denoncuesit, tregtarët njoftohen nga miqtë e tyre më parë se inspektuesit të shkojnë në treg, dhe largohen nga produktet e tyre. “Tregtaret pasi jan njoftuar me ane te mikut, kane braktisur mallin duke u futur ne kafe. Qytetaret nuk kane nevoje per eliminimin e fermerëve por per riedukimin e tyre qe te prodhojnë produkete pa helme, te blejnë pa frik njerëzit ne kete vend qe hiqet sikur po ben shtet,” thotë me tej ai.

Ky rast ngre pikëpyetje për rezultatet e kontrolleve që AKU ushtron nëpër tregje. Fokusi duhet të jenë tregtarët dhe produktet që ata shesin, dhe jo qytetarët e thjeshtë të cilët të vetmen gjë që kërkojnë është siguria e ushqimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit