Vendosi tritol në garazhin e “Visit të garave”, ky është autori Klodian Steli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2025, 12:55

Personi në foto është Klodian Steli, 36-vjeçari i shpallur në kërkim si i dyshuar për vendosjen e një sasie lënde plasëse në portën e garazhit të Elvis Kosovës, i njohur si “Visi i Garave”. Ngjarja ndodhi më 24 korrik 2025 në rrugën “Peti” në Tiranë, ndërsa policia ka gjetur edhe automjetin me të cilin ai lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Sipas hetimeve, për të humbur gjurmët, Steli është futur në pyll pranë liqenit të Thatë dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta, më pas duke dalë në një rrugicë tjetër për t’u larguar. Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar grupin hetimor në ndjekjen e itinerarit të tij, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij.

Kamerat e sigurisë kanë ndihmuar në ndjekjen e itinerarit të tij, ku shihet se pas shpërthimit ai është fshehur në një zonë pyjore pranë Liqenit të Thatë për rreth 30 minuta, për të shmangur gjurmët. Automjeti i përdorur në ngjarje është zbuluar përmes analizës së pamjeve filmike dhe rezulton se ishte marrë me qira në Fushë-Krujë. Ky detaj çoi në identifikimin e plotë të autorit.

Mjeti është gjetur dhe sekuestruar, ndërsa procedurat ligjore për lokalizimin e tij jashtë vendit janë në vijim. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përfshirë disa automjete të shkatërruara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit