Aksi Lezhë-Shkodër mbulohet nga tymi, digjen shkurret anës rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.08.2025, 11:55

Tokat përgjatë aksit rrugor Lezhë-Shkodër janë përfshirë nga flakët.

Zjarri po djeg shkurret në të dy anët e rrugës dhe për momentin flakët kanë dalë jashtë kontrolli si pasojë e erës së fortë.

Tymi ka mbuluar të gjithë zonën dhe automjetet po hasin vështirësi në qarkullim. Zjarrfikësja ende nuk ka mbërritur në vendngjarje dhe nuk dihet nëse zjarri është aksidental apo i qëllimshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit