Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme, teksa viktima, i identifikuar me inicialet L. Ç., po ruante bagëtitë në një zonë të hapur të fshatit. Fatkeqësisht, si pasojë e goditjes fatale, kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e plota të incidentit tragjik.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta”.