Kantieri te Komuna e Parisit zero siguri, rrezikon punëtorët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2025, 11:11

Në zonën e njohur të Komunës së Parisit në Tiranë, përballë kompleksit Olimpik, janë kapur pamje shqetësuese nga një kantier ndërtimi ku duket qartë mungesa totale e standardeve të sigurisë. Një punëtor ecën mbi trarë druri pa asnjë masë mbrojtëse, në lartësi të konsiderueshme dhe pa ndonjë sistem sigurimi si parzmore apo rrjeta mbrojtëse. Kjo situatë përbën një rrezik serioz për jetën e punëtorëve.

Kjo pamje tregon realitetin e hidhur të ndërtimit në Shqipëri, një vend që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Në vend që të respektohen normat e sigurisë dhe të zbatohen ligjet për mbrojtjen e punëtorëve, vërehet një mungesë totale e përgjegjësisë nga ana e kompanive ndërtuese dhe e institucioneve shtetërore që duhet të mbikëqyrin kantiere të tilla. Çdo ditë, qindra punëtorë përballen me kushte të rrezikshme, shpesh pa trajnim, pajisje sigurie apo sigurime shëndetësore.

Pavarësisht rasteve të shumta të aksidenteve në punë, kontrollet mbeten të pakta dhe shpesh formale. Shteti dhe institucionet përkatëse nuk po arrijnë të ushtrojnë rolin e tyre mbikëqyrës dhe ndëshkues ndaj shkeljeve flagrante. Ndërkohë, qytetarët dhe punëtorët janë ata që paguajnë çmimin më të lartë për këtë neglizhencë të vazhdueshme. Shqipëria nuk mund të shpresojë për integrim europian pa garantuar së pari dinjitetin dhe sigurinë e punëtorëve të saj.

Mesazhi i qytetarit:

Përballë Olimpikut tek Komuna e Parisit. Shqipëria që do bëhet pjesë e Bashkimit Europian!!! Shih si punohet. Dhe thonë pastaj pse ndodhin aksidentet në punë. 0 standarde, 0 siguri në punë. Neglizhencë totale dhe 0 kontrolle nga shteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit