“Në hotelin ‘Starmar’ te Gjiri i Lalzit më vodhën peshqirin 300 €, kamerat e ‘ARB Security’ jashtë funksionit”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.08.2025, 11:20

Ditën e djeshme, mediat zbuluan një rast vjedhjeje të ndodhur në kompleksin luksoz “Valamar” në Gjirin e Lalzit .

Vjedhja, edhe pse e zakonshme në vetvete, u shoqërua me një “kod heshtjeje” që ngjallte dyshime për mbulimin e ngjarjes. Banorët duke denoncuar reagimin e vonuar të kompanisë private të sigurimit “ARB Security”, njoftuan vetë Policinë e Shtetit pasi sipas tyre siguria private në këtë kompleks luksoz lë shumë për të dëshiruar edhe pse çdo ambient është i survejuar nga kamerat.

Fill pas publikimit të këtij lajmi, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një tjetër rast vjedhje në këtë kompleks.

Sipas saj, më datë 13 korrik në ambientet e këtij kompleksi dhe hotelit “Starmar”, në pronësi të biznesmenit Lulzim Mehmetaj, i është vjedhur një peshqir me vlerë 300 euro, i markës “Dsquared”. Peshqiri ishte lënë mbi shezllon në një nga rreshtat e fundit të plazhit, por nuk u gjet më kur ajo u kthye për ta marrë disa orë më vonë.

Qytetarja tregon se fillimisht mendoi se peshqiri mund të ishte marrë nga stafi dhe dërguar në ambientet e hotelit, por pas një kërkimi të pasuksesshëm kërkoi ndihmën e administratës për të parë pamjet e kamerave të sigurisë që mbikëqyren nga "Arb Security".

Sipas dëshmisë së qytetares, administratori i ka konfirmuar se sistemi i kamerave ishte jashtë funksionit prej 2 javësh dhe se nuk mund t'i ofrohej ndihmë për identifikimin e autorit të vjedhjes. E zhgënjyer nga ky dështim i sigurisë dhe papërgjegjshmëri e kompanisë "Arb Security", qytetarja është larguar nga hoteli duke u kërkuar pushuesve të tjerë që të kenë kujdes pasi pavarësisht çmimeve të larta që kjo zonë ofron, siguria lë shumë për të dëshiruar.

Banorët dhe pushuesit kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga administrata dhe kompania e sigurisë pasi këto raste cenojnë besimin dhe imazhin e një prej destinacioneve më të shtrenjta të bregdetit shqiptar.

Denoncimi i qytetares:

"Dhe mua me vodhen te starmar ne valamar peshqirin 300 euro qe ishte ne shezllon, kerkova te hapeshin kamerat kam dhe bisedat, pasi isha ne rrjeshtin e fundit qe kishte mundesi te kapej dicka nga kamerat, dhe kur do ikja per te hapur kamerat reagimi i administratorit ishte qe nuk punonin kamerat prej 2 javesh dhe sapo e kishin informuar. I kerkova llogari si mund mos punonin kamerat prej 2 javesh ne nje rezidence si ajo dhe nuk me dha asnje pergjigje. Nese do kishin humbur gjera me te medha se nje peshqir 300 eurosh nuk e di cfar reagimi do kishte pasur.

Keto jan bisedat se pastaj me mori ne tel administratori per te me then qe nuk punonin kamerat. Peshqiri ka qen nje disquared i zi. E lash mbi shezllon dhe kur u ktheva me vone ne darke per ta marr se e pata harruar, nuk e gjeta me. Aty banoret rezident lejne cdo gje dhe nuk i humb gje, lodra femijesh, peshqir te lire etj, vetem peshqiri im nuk ishte me dhe mendova e ka mar stafi qe e ka gjetur e ka len ne lokal dhe do kaloja te nesermen per ta mare. Nuk eshte problemi te peshqiri, problemi eshte te siguria, nuk mu duk normale ne nje rezidence te tille mos punonin kamerat prej 2 javesh, kam kohe qe shkoj atje dhe qe nga ajo dite skam shkuar dhe nuk do shkoj me.

Thjesht kishin kerkuar dhe se kishin gjetur, kaq me than. Kur i thashe per te kaluar per te hapur kamerat mora ate pergjigje dhe nuk u diskutua me"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit