U ndihmuan përmes “Dorës Sekrete”! Prindërit abuzues nxjerrin në shitje karrocën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.08.2025, 10:02

Në qershor të këtij viti, një qytetare zemërmirë bëri një akt solidariteti duke dhuruar një karrocë për binjake dhe krevat për bebe përmes faqes “Dora Sekrete”. Këto ishin ndihma konkrete për një familje në nevojë të cilët pretendonin se nuk kishin mundësi t’u siguronin fëmijëve asgjë. Karroca e blerë në Gjermani, për 1300 euro ishte në gjendje perfektë dhe iu dhuruar kësaj familje.

Mirëpo është mësuar se kjo familje në nevojë ka abuzuar me ndihmat e marra. Karroca e dhuruar me shpirt u pa nga vetë qytetarja në një faqe online ku ishte nxjerrë për shitje nga po të njëjtët persona që e kishin marrë si ndihmë! Familja që u viktimizua për të prekur zemrat e njerëzve, nuk e përdori ndihmën për fëmijët, por për ta kthyer në lekë.

“Përshëndetje JOQ! Po ju shkruaj për një fenomen që ndodh rëndomtë sot. Me gjithë të drejtën e zotit, dhurova një karrocë nëpërmjet faqes tuaj, "Dora sekrete", e publikuar me datë 26 qershor. Karroca është marrë nga një familje në Tiranë dhe është nxjerrë në shitje për 250 mijë lekë të vjetra! Personi në fjalë e ka nxjerrë para 4 ditësh karrocën në shitje. Si nuk i vjen turp! Ky është mashtrim me qëllim përfitimi”, shkruan qytetarja e cila me gjithë zemër dhuroi karrocën për të lumturuar një fëmijë.

Ky është një akt i turpshëm, një mashtrim i rëndë moral dhe social. Të kërkosh ndihmë për fëmijët dhe më pas të shesësh ndihmat është fundi i ndershmërisë dhe një fyerje për çdo qytetar që sakrifikon për të ndihmuar. Këta prindër jo vetëm që nuk e merituan ndihmën, por treguan se përfitojnë nga sistemi dhe gënjejnë për mëshirë.

Prindërit në fjalë të cilët abuzuan me ndihmat e dhuruar për fëmijën e tyre duhet të bëhen shembuj për të tjerët. Nevojtarët të mos abuzojnë me ndihmat! Të tilla raste dëmtojnë rëndë besimin e publikut ndaj nismave humanitare. Për shkak të veprimeve të papërgjegjshme si ky, njerëzit ngurrojnë të ndihmojnë, duke menduar se ndihma e tyre do të përfundojë në treg e jo te fëmijët në nevojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit