Serbia po vazhdon me valën e arrestimeve të qytetarëve kosovarë në pikat kufitare, duke i justifikuar ato me pretendime për përfshirje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Një kosovar është arrestuar, derisa po kalon në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.
I arrestuari është Behar Preniqi.
Sipas të njëjtave burime, Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë në momentin kur është ndaluar nga autoritetet serbe.
Arrestimi i tij dyshohet se është bërë nën pretekstin e “krimeve të luftës”, me pretendimin se ka qenë pjesë e UÇK-së – megjithëse në kohën e luftës ai ishte vetëm 16 vjeç.