Sherr në Kamëz, “çerrat” me thika dhe hanxhar frikësojnë banorët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.08.2025, 20:57

Një ngjarje banale ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, pranë stacionit të autobusëve të Laknasit, ku një sherr mes disa të rinjve ka përshkallëzuar në përplasje me armë të ftohta.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e JOQ Albania, përplasja ndodhi rreth 20 minuta më parë dhe personat e përfshirë duken si adoleshentë. Fillimisht, konflikti nisi me debate verbale, por situata u përkeqësua kur njëri prej tyre nxori një biçak, një tjetër një thikë mishi rreth 20 cm të gjatë, ndërsa një tjetër u shfaq me hanxhar në dorë.

Ngjarja shkaktoi habi tek kalimtarët dhe qytetarët që ndodheshin pranë stacionit të autobusëve.

Policia mbërriti në vendngjarje, por të rinjtë u shpërndanë menjëherë duke u larguar në drejtime të ndryshme. Deri më tani nuk ka informacion për ndonjë arrestim apo identifikim të autorëve.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për sigurinë publike dhe për shtimin e rasteve ku adoleshentët mbajnë armë të ftohta në vende publike.

Mesazhi i plotë i qytetarit:
"Si je JOQ, U bë një sherr në Kamëz para nja 20 minutash. S’e di për çfarë janë zënë se duken si adoleshentë, por njëri nxori biçak, tjetri doli me një thikë mishi diku te 20 cm dhe tjetri me një hanxhar. Erdhi policia, por u shpërndanë. Te stacioni i autobusëve të Laknasit."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit