Pulëbardha vjedh biftekun që kushton 100 euro

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.08.2025, 19:53

Një ngjarje e pazakontë dhe komike ka ndodhur më 12 korrik në një restorant luksoz në Kanë të Francës. Një çift që po shijonte një vakt në ambient të hapur në restorant, u surprizua nga një “mik i paftuar”: një pulëbardhë.

Sipas videos së publikuar në TikTok nga përdoruesja @tunmiseexoxo, ajo dhe i dashuri i saj po hanin të qetë kur papritur një pulëbardhë zbarkoi në tavolinën e tyre dhe rrëmbeu një copë biftek direkt nga pjata.

Pamjet tregojnë momentin kur ajo bërtet nga habi, ndërsa pulëbardha fluturon me trofeun “luksoz” në sqep. Në një prononcim për Storyful, @tunmiseexoxo rrëfeu se bifteku i grabitur kushtonte plot 100 euro.

Ngjarja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku ndjekësit e kanë marrë me të qeshur incidentin, ndërsa disa prej tyre sugjeruan që edhe pulëbardhat në Kanë kanë shije të shtrenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit