Ka njërën këmbë me protezë, babai i vogëlushes 2-vjeçare ka nevojë për një vend pune

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.08.2025, 20:15

Një i ri nga Tirana, baba i një vogëlusheje 2-vjeçare, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e një pune.

Ai tregon se ka pësuar një aksident dhe njëra këmbë i është zëvendësuar me protezë, por ecën normalisht dhe është i gatshëm të punojë për të siguruar jetesën për veten dhe të bijën.

Nga shteti merr vetëm 10 mijë lekë të reja në muaj, një shumë që ai e cilëson si të pamjaftueshme për të mbijetuar, sidomos si prind që mban përgjegjësi për një fëmijë të vogël.

“Jam 25 vjeç dhe kërkoj të filloj një punë. Kam një këmbë me protezë për shkak të një aksidenti, por nuk më pengon në lëvizje. Problemi është që nuk po gjej dot një vend pune. Nga shteti marr vetëm 10 mijë lekë të reja, që nuk mjaftojnë as për bukën e përditshme.”

I riu thotë se ka patentë të klasit B dhe mund të punojë si shofer, por vetëm me automatik për shkak të këmbës së majtë me protezë.

Ai shprehet i hapur për çdo lloj pune:

“Nuk kam problem çfarë pune është. Dua vetëm të punoj. Me kempin që marr nuk jetohet. Nëse ndokush ka mundësi të më ndihmojë, do i isha pafundësisht mirënjohës.”

Le të tregojmë edhe një herë se shqiptarët, në ditët më të vështira, dinë të bëhen krah për njëri-tjetrin!

PËRDITËSIM: Falë publikimit në JOQ Albania dhe reagimit të menjëhershëm të ndjekësve, i riu ka arritur të gjejë një vend pune në kohë rekord! Zemra plot mirënjohje për çdo shqiptar që u tregua solidar në momentin e duhur. Kjo është fuqia e bashkimit, kur dikush ka nevojë, ne jemi aty si një familje! ❤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit