U arrestua se mashtroi biznesmenin, Delluksi: Unë u mashtrova për vete

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.08.2025, 21:20

Në 7 shkurt të këtij viti, në prangat e Policisë së Tiranës përfundoi Ervis Belollari një 26-vjeçar i cili ishte i dyshuar për përfshirjen në një skemë zhvatje ndaj një biznesmeni në Lushnje, të cilit arriti t’i marrë 6 000 euro.

Sipas raportimeve të atëhershme, Ervisi i njohur në TikTok si “Delluksi” iu prezantuan biznesmenit si kryetarët e një bashkie dhe i kërkuan shumën e eurove.

Pasi kanë kaluar 5 muaj nga ajo kohë, “Delluksi” ka thyer heshtjen në një intervistë për TVA News, ku ka shpjeguar se ai nuk e mashtroi biznesmenin në fjalë, por në fakt ra vetë pre e një skeme mashtrimi.

Sipas Delluksit, skema ishte ngritur nga një person i njohur me nofkën “Amsterdami”, i cili jeton në Amsterdam.

“Unë e kisha klient këtë djalin dhe më dërgonte lekë herë pas here. Më pyeti a të duhen para. Jo i thashë po nëse më dërgon faleminderit. Pas tre ditësh më merr në telefon dhe më thotë do shkosh filan vend të marrësh 6 000 euro. Nga ato 1 200 euro mbaji për vete dhe pjesën tjetër do t’i dërgosh në Durrës. Unë shkova se ma kërkoi si nder. Biznesmenin nuk e njihja fare.”

Delluksi thotë se kur e lidhi në telefon biznesmenin dhe “Amsterdamin” pati një keqkuptim.

“Kur i mora lekët më hipën dyshimet. Shkova në Durrës ku më kërkuan të shkoja dhe ia dhashë një djali që se njihja fare. Pastaj mësova që quhet Arsen Matollari, dhe ika. Të nesërmen më merr në telefon një person dhe më thotë që ke marrë 6 000 euro, duhet t’i dorëzosh se të është vendosur pas policia. Te puna më erdhën disa persona që m’u prezantuan si policë civilë, dhe më kërkuan lekët. U thashë kam vetëm 1 200 euro, po vendos dhe 1 000 nga xhepi se pjesën tjetër e dorëzova,” shton i riu.

Ditën tjetër ai thotë se ka shkuar në AMP për të denoncuar efektivët civilë, të cilët në të vërtetë sipas Delluksit rezultuan se ishin mashtrues. Në këtë moment i është drejtuar komisariatit nr 6, ku ka treguar të gjithë ngjarjen.

Delluksi dyshon se është mashtruar nga “Amsterdami”, i cili i ka vënë gjobë biznesmenit të Lushnjes për të shlyer një borxh që i kishte marrë jashtë vendit vëllait të Arsen Matollarit që mori lekët në Durrës, dhe mendon se u përdor për të bërë korrierin.

Ai apelon të gjithë të rinjtë që të jenë të kujdesshëm dhe të mos pranojnë të marrin lekë nga persona që nuk i njohin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit