5 minuta shi dhe breshër: Tirana e përmbytur, pusetat kudo të bllokuara

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2025, 17:10

Kanë mjaftuar vetëm pesë minuta shi i rrëmbyeshëm dhe breshër që Tirana të përballet sërish me përmbytje, duke rikthyer në vëmendje një nga problematikat kronike të kryeqytetit: pusetat e bllokuara dhe rrjetin e dobët të menaxhimit të ujërave.

Rrugët e qytetit u mbushën me ujë, ndërsa automjetet e bllokuara u përpoqën me vështirësi të kalojnë përmes gropave të mbushura. Pamjet nga disa lagje tregojnë rrugë të mbuluara nga uji dhe puseta të tejmbushura, që nuk arrijnë të përthithin as sasitë më të vogla të reshjeve.

Qytetarët shprehen të irrituar dhe të lodhur nga kjo situatë që përsëritet çdo vit. Ata ankohen se kanalet e ujërave të zeza nuk pastrohen, dhe pas rënies së shiut, në ajër mbetet një erë e rëndë dhe ndotje, për shkak të mbetjeve që dalin në sipërfaqe.

“Kjo ndodh sa herë bie shi, edhe në verë. Imagjinoni si do jetë në vjeshtë apo dimër. Është turp që Tirana përmbytet nga një stuhi 5-minutëshe,” thote një banor i zonës.

Duhet thënë se nëse nuk merren masa urgjente për pastrimin e kanaleve dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujërave të bardha, kjo situatë do të përkeqësohet me afrimin e stinës së reshjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit