Një qytetare e Durrësit, e cila prej vitesh jeton në Itali por kthehet çdo verë në vendlindje, ka denoncuar një problem shqetësues lidhur me ndotjen e detit në zonën e plazhit pranë Hotel Adriatiku.
Ajo tregon se në një prej zonave që supozohet të jetë e kuruar mirë për turistët dhe pushuesit, është duke u shkatërruar pasi në det janë vendosur tuba, që duken edhe me sy të lirë, për derdhjen e ujërave të zeza.
Sipas saj, mungesa e kontrollit dhe ndërhyrjes nga autoritetet lokale po shkakton një ambient të papastër, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin e vizitorëve, por edhe imazhin turistik të qytetit.
“Kjo është një situatë që nuk duhet toleruar më,” thotë ajo, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve përkatëse për të parandaluar ndotjen dhe për të garantuar pastërtinë e plazheve.
Ndërkohë duhet thënë se Durrësi edhe pse mban peshën më të madhe turistike, si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit, përballet çdo vit me një ndotje alarmante që sa vjen e përkeqësohet dhe pushteti lokal nuk ndërmerr asnjë lloj mase.
Denoncimi i qytetares:
"Pershendetje JOQ, Jam një qytetare e Durrësit që prej vitesh jetoj në Itali, por vij çdo verë në vendlindje me shumë dashuri dhe nostalgji. Fatkeqësisht, çdo vit përballem me të njëjtin realitet zhgënjyes, madje nga viti në vit bëhet edhe më keq. Ketu nek shtyhet me !!Mora nje cader te hotel adriatiku per te qene ne nje vend me te kuruar dhe mbente pershtypje nga vinte ajo papasterti ne det. Shikojeni tubin e shkarkimit qe mos u ngopshin ishalla. Në Durres mungon çdo lloj kontrolli dhe përkujdesjeje nga autoritetet."