Dogana kap produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës, vinin nga Stambolli

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2025, 14:35

Në aeroportin “Adem Jashari”, gjatë kontrolleve rutinë, është zbuluar një rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara në vlerë prej 3,264 eurosh.

Dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë selektuar për kontroll pas vëzhgimit dhe analizës së rrezikut nga ana e zyrtarëve doganorë. Gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit dhe inspektimit fizik të bagazheve, janë zbuluar mallra të padeklaruara si:

Produkte kozmetike

Ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme

Ngjitëse/stikera me mbishkrime komerciale

Mallrat jane ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se detyrimi për deklarimin e mallrave është i përcaktuar me ligj. Mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje dhe mund të rezultojë me gjoba dhe konfiskim te produkteve”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit