Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar zhdukej e pabesueshme të automjetit të tij tip “A Class’.
Ai tregon se e parkoi mbrëmë makinën rreth orës 23:00 në bulevardin Bajram Curri. Kur u zgjua në mëngjes dhe shkoi në vendin ku e kishte parkuar makinën, pa se ajo nuk ishte më aty. Kjo gjë e ka lënë të habitur qytetarin, i cili pasi ka kontaktuar me policinë dhe pikat e bllokimit, nuk ka marrë një përgjigje sqaruese.
Denoncuesi thotë se do të bëjë edhe një kallëzim për këtë rast, pasi nuk dihet nëse automjeti është vjedhur apo është zhvendosur nga autoritetet.
Gjithashtu ai u bën thirrje qytetarëve që mund ta kenë parë këtë automjet me targat “AB 719 BT”, që ta telefonojnë në numrin e telefonit +355 69 79 41 703.
Mesazhi i plotë:
"Kam parku makinen mbrem ne oren 23:30 te bulevardi Barjam Curri, a clas targa AB 719 BT dhe kur jam zgjuar ne mengje ne ore 8 kam vajt per te mar makinën, por nuk e kam gjetur aty. Kam mar policin kam kontaktu tgjitha organet por sme japin shpjegim. Makina nuk ndodhet ketu me thon. Te lutem publikoje si rast 10 metra me posht te cafe roma. Kjo esh makina, po spo mar pergjigje as na policia as nga pikat e bllokimit. Te pakten tna njoftoj njeri nese e ka par. Numri i telefonit eshte ky +355697941703"