Krenar Çoçaj, ish-partneri i moderatores së njohur Luana Vjollca, duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale. Ai është fotografuar së fundmi në pushime në Ibiza në shoqërinë e ish-Miss Universe, Endi Demneri. Dyshja janë parë bashkë në momente relaksi, duke konfirmuar zërat për një lidhje të re mes tyre.
Por ndërsa faqet rozë raportojnë për romancën e re, emri i Çoçajt vijon të shfaqet në kronikat e zeza.
Çoçaj ka qenë i akuzuar për nxitje në vrasje, prokuroria e rikualifikoi veprën e Krenar Çoçajt në “pjesëmarrje në rrahje” dhe gjykata e dënoi atë me një vit burg pas përfshirjes në një club nate.

Emri i Çoçajt është lidhur gjithashtu me një sërë ngjarjesh problematike që përfshijnë kompaninë e tij të transportit “Blue Taxi”. Në një rast të raportuar më parë nga JOQ, më 4 shtator 2023, një turiste franceze u ngacmua seksualisht nga një shofer i taksive të palicencuara që operojnë nën emrin e “Blue Taxi”.
Në një tjetër ngjarje tragjike, një automjet tip “Hyundai” i kësaj kompanie përplasi për vdekje një qytetar. Viktimë mbeti 69-vjeçari Albert Zade, i cili po kalonte rrugën kur u godit nga mjeti që drejtohej nga 31-vjeçari Laurent Lavdaraku. Ndërsa policia njoftoi për aksidentin, nuk u përmend fakti se mjeti ishte në pronësi të kompanisë së Çoçajt.
Sipas një investigimi të publikuar më parë nga mediat, disa prej mjeteve të “Blue Taxi” dyshohet se janë përdorur si mjet për transport të lëndëve narkotike.
Hetimet zbuluan një skemë të dyshimtë ku taksitë mund të kenë shërbyer si korrierë droge, ndërsa përgjegjësitë tentohen të shmangen duke e paraqitur çështjen si përgjegjësi individuale të shoferëve.
Ndërsa Krenar Çoçaj shfaqet në Ibiza me një buzëqeshje në krah të një ish-missi, hija e problemeve ligjore dhe skandaleve të biznesit të tij e ndjekin nga pas.