Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Dafnes, Heraklion, Greqi, ku një burrë 55-vjeçar me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në një rezervuar ujërash të zeza.
Sipas autoriteteve greke, viktima ishte raportuar i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm duke shkaktuar alarm te familjarët dhe komuniteti lokal. Ekipet e shpëtimit ndërhynë në vendngjarje pasi u ngritën dyshime se një person mund të kishte rënë brenda rezervuarit.
Pas një operacioni pompimi, trupi i 55-vjeçarit u nxor nga rezervuari, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.
Një ekspertizë mjeko-ligjore pritet të zbardhë detaje të mëtejshme, ndërsa hetimi paraprak po zhvillohet nga autoritetet greke për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident, vetëvrasje apo ndonjë veprim kriminal.