Policia në Gjilan kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve për vjedhje të rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.08.2025, 11:37

Policia e Kosovës në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Në njoftimin e bërë publik të hënën, policia thotë se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave në fjalë, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Kërkojmë nga qytetarët që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Informacionet mund të dërgohen përmes: Stacionit më të afërt policor, Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” • E-mail: [email protected]

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit