BigMarketi i Vullnet Sinajt zhvat mirë shqiptarët, çmimet ndryshe në rafte dhe kasë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2025, 11:05

Një qytetare nga Bulqiza ka denoncuar një incident të ndodhur pak ditë më parë në BigMarketin e këtij qyteti.

Ajo ka treguar se për të dytën në herë, në këtë BigMarket përballet me mospërputhje të çmimeve për produktet në rafte dhe në kasë. Në rastin konkret ajo thotë se produkti “Lavazza Rossa” ishte i afishuar në rafte me çmimin 550 lekë, ndërsa në arkë rezultoi 620 lekë.

Ajo shprehet e indinjuar pasi punonjëset e marketit nuk ofrojnë asnjë sqarim për situatën dhe mohojnë përgjegjësinë, duke e quajtur problem “jo të tyre”. Kjo praktikë, nëse përsëritet, bie ndesh me të drejtat e konsumatorit dhe ligjin përkatës.

Qytetarët kërkojnë më shumë transparencë dhe ndërhyrje nga autoritetet përkatëse për të garantuar një treg të ndershëm pasi kjo nuk është hera e parë që përballen me problematika të tilla, e kryesisht në BigMarket.

Denoncimi i qytetares:

"Pershendetje! Dje me ka ndodh nje perplasje me Big marketin ne Bulqize. Gjerat ndryshe tek casa dhe ndryshe ne rafte. Hera e dyte qe bej fjale . Dhe pse ju thua perseri e njejta situat. Eshte lavaza rossa 550 , tek casa 620. Asnje sqarim nuk eshte faji jone me thane punojset"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit