Skenë e pazakontë në Tiranë: Dy të rinjtë shëtisin me kuaj përdore në qendër të kryeqytetit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.08.2025, 00:48

Një video e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihen dy të rinj duke ecur qetësisht në qendër të Tiranës, teksa mbajnë përdore nga një kalë secili.

Të rinjtë janë të veshur me rroba të zakonshme, pa veshje tradicionale apo ndonjë shenjë që të tregojë ndonjë event të veçantë.

Skena është filmuar pak minuta më parë dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve që ndodheshin aty pranë. Të rinjtë nuk janë të hipur mbi kuaj, por i drejtojnë përmes trotuareve dhe trafikut të kryeqytetit sikur të ishin në një shëtitje të zakonshme.

Në video shihen kalimtarë të habitur që ndalojnë për t’i parë ose për të filmuar, ndërsa skena shkakton kuriozitet dhe habi për shkak të kontrastit mes kafshëve dhe ambientit urban që i rrethon.

Deri tani nuk dihet nëse kjo është pjesë e ndonjë performance artistike, proteste apo thjesht një veprim spontan nga ana e tyre.

Qytetarët që kanë dërguar pamjet shprehen pamje të tilla janë të pazakonta në zemër të Tiranës dhe pyesin nëse kjo është mënyra më e re e shëtitjes në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit