Japonia shënon rekord botëror: Mbi 95 mijë persona mbi 100-vjeç, shumica e tyre gra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2025, 23:57

Numri i qytetarëve në Japoni që kanë kaluar moshën 100 vjeç ka arritur një rekord të ri prej 95,119 personash, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga qeveria japoneze.

Ajo që bie në sy është se pothuajse 90% e tyre janë gra, konkretisht 83,958 gra dhe 11,161 burra.

Kjo tregon jo vetëm jetëgjatësinë e lartë në këtë vend, por edhe rolin e një sistemi të avancuar shëndetësor dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.

Megjithatë, këto shifra i japin edhe më shumë peshë krizës demografike që po përjeton vendi aziatik, teksa popullsia jo vetëm po plaket me shpejtësi, por edhe po tkurret vit pas viti.

Të dhënat tregojnë se mbi 36.2 milionë japonezë janë mbi 65 vjeç, duke përbërë 29.3% të popullsisë, përqindja më e lartë në botë mes 200 vendeve dhe rajoneve me mbi 100 mijë banorë.

Deri në 29 dhjetor 2024, japonezja Tomiko Itooka ishte gruaja më e vjetër në botë.

Ndërkohë, burri më i vjetër në Japoni, Kiyotaka Mizuno, është 110 vjeç dhe jeton në prefekturën Shizuoka. Ai zgjohet çdo ditë në orën 06:30 dhe ushqehet rregullisht, pa preferenca të veçanta. Hobi i tij është të ndjekë sporte live, veçanërisht mundjen tradicionale japoneze, sumo.

Me një popullsi prej 124 milionë banorësh, Japonia humbi gati 600 mijë qytetarë në një vit të vetëm, ndërsa përpiqet të përballojë sfidat e plakjes së shpejtë dhe kostove të larta sociale, ndërkohë që mungesa e fuqisë punëtore po bëhet gjithnjë e më e theksuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit