Një i ri ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të raportuar humbjen e gjyshit të tij në Durrës.
Bëhet fjalë për 76-vjeçarin, Gani Golemin, i cili është parë për herë të fundit pranë rrugës “Stefan Kaçulini”.
Familjarët thonë se ai kishte dalë për të blerë disa perime, por nuk është kthyer më në banesë.
Gjyshi nuk sheh mirë dhe kohët e fundit ka pasur probleme me kujtesën, megjithatë nuk ka një sëmundje të përcaktuar. Deri tani, edhe pse është raportuar në polici, nuk ka ende asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Nëse dikush e ka parë apo ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 0697715412.
Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për ta gjetur sa më shpejt të moshuarin!