Kush është Arbeni, “gangsteri” që s’pyet për askënd dhe futet kundravajtje në trafik?!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2025, 22:05

Një qytetar i revoltuar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një denoncim në lidhje me sjelljen skandaloze të një drejtuesi automjeti në aksin Radhimë-Vlorë, ku trafiku është i rënduar prej kilometrash të tërë gjatë kësaj periudhe vere.

Në pamje shihet një automjet që lëviz pa asnjë ngurrim kundravajtje, duke shtuar më tej kaosin dhe stresin për dhjetëra drejtues të tjerë që presin në radhë.

Qytetari që dërgoi videon shprehet me ironi dhe nervozizëm:

“Përshëndetje JOQ, desha të ndaj një shqetësim me këta kamikazë që qarkullojnë në këtë mënyrë kundravajtje. Aksi Radhimë-Vlorë ku trafiku është me kilometra dhe këta të papërgjegjshëm vazhdojnë pa problem.”

Siç shihet dhe në video, drejtuesi i makinës mban një targë të personalizuar ku shkruhet “Arben H.”, duke ngritur pyetjen: Kush është Arbeni? Gangsteri që nuk pyet për ligj, për trafik, apo për askënd tjetër?

Kjo sjellje e papërgjegjshme nuk është rast i izoluar. Çdo verë, me rritjen e fluksit në zonat turistike, rriten edhe rastet e arrogancës në timon, ndërkohë që qytetarët që respektojnë rregullat mbeten të bllokuar me orë të tëra.

JOQ Albania vijon të publikojë raste të tilla në mënyrë që autoritetet të marrin masa dhe të ndërgjegjësojnë drejtuesit e papërgjegjshëm që rrezikojnë jetën e të tjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit