Tragjedi në det: Mbytet varka me 154 emigrantë, 68 të vdekur dhe 74 të zhdukur

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2025, 21:27

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Jemenit, ku një varkë me 154 emigrantë etiopianë u mbyt të dielën në provincën jugore Abyan, duke lënë pas 68 viktima dhe 74 të zhdukur.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), trupat e 54 prej viktimave u gjetën në bregdetin e distriktit Khanfar, ndërsa 14 të tjerë u nxorën të pajetë dhe u dërguan në morgun e spitalit në Zinjibar, kryeqyteti i provincës Abyan. Vetëm 12 persona kanë arritur të mbijetojnë.

Kjo është vetëm një nga shumë tragjeditë e ndodhura kohët e fundit me emigrantë afrikanë që përpiqen të arrijnë vendet e pasura të Gjirit përmes rrugëve detare tepër të rrezikshme, ku shpesh përdoren nga kontrabandistët mjete të tejmbushura dhe të pasigurta.

Pavarësisht luftës civile që po zgjat prej më shumë se një dekade, Jemeni vijon të jetë një korridor i rrezikshëm për emigrantët nga Afrika Lindore që ëndërrojnë një jetë më të mirë në vendet arabe të Gjirit.

Vetëm në muajin mars, katër varka u përmbysën pranë Jemenit dhe Xhibutit, duke shkaktuar vdekjen e dy emigrantëve dhe zhdukjen e 186 të tjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit