Thuajse çdo ditë në redaksinë tonë mbërrijnë dhjetëra denoncime për vjedhje e grabitje, ku shpesh individë të ndryshëm shohin vjedhjen si një “profesion” për të jetuar. Por sot do t’ju tregojmë një histori ndryshe. Një vjedhje që nuk ka të bëjë me paratë, telefonat apo sendet me vlerë siç kemi raportuar më parë, por me diçka shumë më bazike dhe njerëzore, ushqimin.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbeg të Shkodrës, ku një zotëri i moshuar është filmuar teksa merr një bidon qumështi. Për shumëkënd ky mund të tingëllojë si një episod i parëndësishëm krahasuar me vjedhjet e zakonshme, por në të vërtetë kjo ngjarje fsheh një realitet i dhimbshëm, një njeri që nuk ka mundësi as të blejë ushqimin bazë për veten apo familjen.
Natyrisht kjo nuk e justifikon veprimin, por na shtyn të mendojmë çfarë e detyron një zotëri të moshuar të përfundojë në një akt kaq dëshpërues? Kur dëgjojmë për vjedhje, zakonisht mendojmë për përfitim të shpejtë, por ky rast është thjesht një pasqyrë e varfërisë ekstreme, e pamundësisë për të siguruar edhe nevojat më bazike për mbijetesë.
Denoncuesja e ngjarjes shkruan: “Përshëndetje, Dua te denoncoj nje person qe me ka bere nje vjellje. Ndoshta mund te jete me vlere te vogel por sot mua vleren e vogel neser dikujt tjeter diqka me te madhe. Sot ne oren 09:36 ne Shkoder lagjia Skenderbeg.”