Sipas projektligjit të ri për Kodin Penal, nëse guxon të bësh shaka apo të ironizosh qeverinë atëherë përgatitu për burg.
Sipas NENIT 236 të projektligjit të propozuar nga Ministria e Drejtësisë (e cila për hir të ligjit nuk mund të tallet), Presidenti, Kuvendi, Qeveria janë të gjithë vendosur në një piedestal të shenjtë dhe të paprekshëm, nëse nuk doni të bëni pushime trevjeçare pas hekurave.
Fjalët e ndaluara përfahijnë “Përçmimin”, “përbuzjen”, “talljen” madje edhe nëse ke bërë ndonjë batutë në tavolinën e kafes së mëngjesit mund të klasifikohet si “krim kundër rendit kushtetues”.
Dënimi shkon deri në 3 vite burg, më shumë sesa të vrasësh dikë apo për një autostradë me tender klientelist. Ligji i ri është modern dhe i përparuar, i jep më shumë peshë përçmimit verbal ndaj shtetit.
Teksa vendi përballet me probleme reale si kriza ekonomike, korrupsioni dhe largimi masiv i të rinjve, qeveria ka vendosur të bëjë prioritet ndalimin e humorit politik.
Mos qeshni me qeverinë! Mos bëni meme sepse tashmë nuk është më gazmore por penale.