Pamje prekëse nga Durrësi: Gruaja në karrocë, burri përpiqet të çajë rrugën mes trotuareve me gropa

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.08.2025, 19:50

Një emigrant shqiptar i kthyer nga Anglia për të kaluar pushimet në vendlindje është ndjerë thellësisht i prekur nga një skenë që pa me sytë e tij në rrugët e Durrësit. Ai ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania një video që flet më shumë se çdo fjalë.

Në pamje shfaqet një burrë, me shpatulla të përkulura nga lodhja, duke shtyrë një grua me karrocë. Ecën ngadalë, me kujdes dhe përkushtim, por rruga përpara i bëhet pengesë. Trotuari është me gropa, me lartësi të papërshtatshme dhe aspak i aksesueshëm për persona me aftësi ndryshe. Burri e ngre karrocën me mundim, përpiqet të gjejë mënyrën më të lehtë për të kaluar, ndërsa kalimtarët e tjerë thjesht shikojnë dhe vazhdojnë rrugën.

Emigranti që ka regjistruar videon shprehet:

“Përshëndetje JOQ, jam një emigrant nga Anglia dhe sot teksa po dilja pashë këto pamje që më erdhën keq realisht. Në Durrës minimumi s’ka trotuare as për njerëzit normal, jo më për ata me aftësi të kufizuara!”

Në një qytet bregdetar ku çdo verë mbushen rrugët me turistë, Bashkia e Durrësit ende nuk ka arritur të sigurojë trotuare të denja, as për qytetarët, e aq më pak për ata me aftësi të kufizuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit