3 vite burg kush ju detyron të martoheni

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.08.2025, 18:14

Pas neneve të pazakonta të draft-Kodit të ri Penal për miratim në Kuvend, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë versione satirike e humoristike për të treguar vendosmërinë e ligjit shqiptar për të luftuar kriminelët e për të mbrojtur "viktimat".

Sipas versionit satirik Kodi i ri Penal sugjeron burg për “tezet e halla” që pyesin “Kur ke ndërmend të martohesh?”

Neni 15023 – Martesa me zor (verbalisht) tani është krim penal

Ky revolucion ligjor synon të çlirojë mijëra vajza dhe djem nga presioni familjar për t’u martuar. Neni fiktiv 15023 ndalon zyrtarisht “martesën me zor” në formë verbale, duke e trajtuar si një dhunë psikologjike që godet shëndetin mendor të beqarëve në çdo cep të Shqipërisë.

Sipas këtij neni, çdo individ që pyet me ngulm një shtetas “kur ke ndërmend të martohesh”, “nuk ka ardhur koha për të gjetur ndonjë nuse?” apo “mos mbetesh beqar kështu”, rrezikon gjobë nga 200 mijë deri në 3 milionë lekë ose 3 vite burg nëse viktima ka kaluar moshën 30 vjeç.

Dënimet e parashikuara janë progresive dhe specifike:

Nëse komentet bëhen gjatë një dreke familjare, dasme të fisit ose një të diele “të qetë” me pilaf pule dhe dolli për “gëzime të tjera”, dënimi mund të rritet deri në 2 vite burg.

Nëse viktima është mbi 30 vjeç dhe i janë thënë fraza si:

  • “Do mbetesh vetëm!”
  • “Po plakesh!”
  • “Të gjitha shoqet u martuan!”

Atëherë gjykata mund të vendosë urdhër mbrojtjeje dhe dënim deri në 3 vite burg për xhaxhain, hallën, fqinjën ose kolegen që i tha.

Përjashtim të pjesshëm nga ligji gëzojnë vetëm gjyshërit, për sa kohë fraza e tyre përfshin fjalinë “para se të mbyll sytë…”, sepse ligji e ka vlerësuar këtë si ndjenjë të pastër nostalgjie dhe jo presion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit