DMSH: Nuk ka zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2025, 19:27

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim informoi se në këtë moment në vend nuk ka zjarre aktive.

Aktiv ishte një zjarr në territorin e komunës Dollneni në atarin e f. Strovia në Gajdarec – Klepalo, i cili u shua.

Nga DMSH njoftojnë se për shuarjen e zjarrit në territorin e komunës Dollnen, herët në mëngjes kanë intervenuar ekipe nga Pyjet kombëtare me vullnetarë gjuetarë, të cilët për disa orë kanë arritur tërësisht ta shuajnë këtë zjarr në ambient të hapur.

Prej aty potencojnë se zjarri në malin Goten është shuar tërësisht edhe nga ana e Radovishit edhe nga ana e Berovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit