Macron bisedon me Vuçiqin, ja çfarë i thotë për Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.08.2025, 16:10

Presidenti francez Emmanuel Macron ka biseduar me Aleksandar Vuçiç, ku fokusi kryesor ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe e ardhmja evropiane e rajonit.

Macron ka theksuar se Serbia duhet të vazhdojë reformat dhe dialogun me Kosovën nëse dëshiron të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Fati i Serbisë është evropian dhe shpresoj që ajo të ecë përpara në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit, duke ruajtur frymën e dialogut”, ka deklaruar Macron pas bisedës.

Në këtë bisedë, lideri francez ka theksuar edhe rëndësinë e stabilitetit dhe unitetit në Bosnje-Hercegovinë, si dhe respektimin e shtetit ligjor në tërë rajonin.

Lidhur me raportet Kosovë-Serbi, Macron ka rikujtuar se çdo veprim i njëanshëm që cenon procesin e dialogut është i dënueshëm.

“Me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa do të realizojë fatin e saj në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shtuar Macron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit