Qytetari denoncon OSHEE Sarandë: Pagova 4 mijë € për karikues elektrikë dhe nuk është vendosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2025, 16:02

Një qytetar nga Saranda denoncon për JOQ Albania rastin abuziv të OSHEE-së dhe përmend me emër drejtorin Alban Ibrahimi si personin që ka kërkuar 4 mijë euro për të përshpejtuar lidhjen e karikuesve elektrikë pranë një biznesi familjar. Aplikimi zyrtar është bërë më 21 maj dhe pas disa përpjekjeve është gjetur një person i tretë që i ka prezantuar me drejtorin. Edhe pse më 20 qershor OSHEE Sarandë ka lajmëruar se kërkesa është miratuar dhe janë kryer të gjitha pagesat në bankë, lidhja nuk është bërë pasi punonjësit lokalë kanë deklaruar se pa ndërhyrjen e Alban Ibrahimit nuk do të procedohet më tej.

Pas pagesës në shtet, kërkesa është anuluar në mënyrë të pashpjeguar në drejtorinë qendrore, ndërkohë që investimi për pajisjen ka shkuar mbi 25 mijë euro, pa përfshirë 3.5 milionë lekë të paguara si tarifë shtetërore dhe rreth 800 euro për kabujt. Qytetari deklaron se disponon të gjitha bisedat me OSHEE Sarandë dhe se punonjësit në terren janë në presion nga lart. Sipas tij, gjithçka është bllokuar pa arsye ligjore dhe vetëm për shkak të refuzimit për të paguar ryshfetin e kërkuar.

Ai kërkon ndërhyrjen e mediave dhe të institucioneve shtetërore për të hetuar rastin, duke përmendur lidhje të mundshme mes drejtuesve të OSHEE dhe bizneseve që përfitojnë nga tenderat publikë. Qytetari thotë se pas afro dy muajsh pritje dhe investimesh të mëdha, karikuesit ende nuk janë lidhur dhe rasti është mbyllur padrejtësisht, ndërkohë që për të zgjidhur këtë situatë i ka mbetur vetëm të kërkojë drejtësi nga SPAK dhe JOQ.

Denoncimi:

Përshëndetje JOQ Albania! Kam nevojë të bëj një denoncim për OSHEE. Kemi biznes familjar në Sarandë dhe vendosëm karikues për makinat elektrike në hyrje të biznesit sipas rregullave. Në datë 21 maj bëmë kërkesën në emër tim me seri LE320250521093. Siç e dini dhe ju, duhet mik dhe gjetëm dikë që na prezantoi me drejtorin e lidhjeve Alban Ibrahimi. Ramë dakord për 4 mijë € për të mbyllur punë shpejt, por ky sekser nuk po na kthente përgjigje. Më 20 qershor, OSHEE Sarandë na thotë që kërkesa është miratuar dhe duhet të bëjmë pagesën në bankë. I bëmë të gjitha çfarë na u kërkua, po OSHEE Sarandë na thotë që po s’lidhëm Albanin, nuk ta lidhim karikuesin. Të premten më thonë që kërkesa është anulluar në drejtorinë e madhe pa një përgjigje. Gjobëvënie 4 mijë € nga Alban Ibrahimi. Kam bisedat me OSHEE Sarandë, po ata janë punëtorë që atë rrogë kanë. Më ndihmoni si ta zgjidh, vetëm ju dhe SPAK më keni ngelur. Ky person më thonë që është shok i ngushtë i atij që merr tenderat e rrugëve, drejtori i madh i OSHEE, Blendian Dalipaj. Kam paguar 3 milionë e gjysmë faturë shteti. 25 mijë euro pajisja. 800 euro kabull. Kam që në datë 20 qershor që kam bërë pagesën në shtet. Nuk vijnë të ma lidhin. Shkoj në KKK dhe më thonë që është refuzuar kërkesa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit