Ura që lidh 4 fshatra në Këlcyrë rrezik për banorët: Na duan vetëm për vota

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.08.2025, 15:22

Ura që lidh fshatrat Mbrezhdan, Malshovë, Limar, Leskaj e zona përreth ndodhet në gjendje të mjerueshme, duke vënë në rrezik të përditshëm jetën e banorëve që e përdorin për të kaluar. E dëmtuar dhe pa asnjë lloj sigurie strukturore, kjo urë është kthyer në një sfidë për çdo këmbësor apo mjet që guxon ta përshkojë. Banorët prej vitesh kërkojnë ndërhyrje, por deri tani kanë marrë vetëm premtime boshe.

Ura që lidh fshatrat Mbrezhdan, Malshovë, Limar, Leskaj, etj., të vësh duart në kokë! Banorët rrezikojnë jetët e tyre për të kaluar, ndërsa institucionet përkatëse i duan vetëm për vota këta njerëz...!!???”- shkruan qytetari.

Ndërsa jeta e qytetarëve qëndron pezull mbi një urë të rrënuar, kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni nuk ka marrë masa. Sipas banorit shfaqen vetëm në prag zgjedhjesh, kur kujtohen se edhe këta njerëz votojnë. Për pjesën tjetër të kohës, harresa dhe neglizhenca janë politika e vetme që u ofrohet. Kjo situatë është një pasqyrë e trishtë e realitetit rural në Shqipëri, ku infrastruktura shpërfillet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit